Kushdo që mundohet të përbaltojë margaritarin UÇK ,përbaltos vetveten-Shkruan;Qazim THAÇI
Tani jemi kur jemi në kohë pandemie që ka kapluar globin , befasisht ose jo rastësisht duket se ka kapluar dëshira e shumë shqipfolëse të shitur të u hapet oreksi për fyer çlirimtarët e përmes tyre për të fyer lirinë e Kosovës, kjo ka një kuptim më të thellë analitikë. Prandaj, jemi të befasuar ne si komb e bile edhe të tjerët me ne, prej nga gjithë kjo urrejtje ndërkombëtare o Zot. Kur tashmë jemi dëshmitar që Serbia, mbi varret masive të shqiptarëve në Rashkë është munduar të ngrisë bjeshkë dheu që ta humbë gjurmët e krimit, por, shqipfolësit e shitur të thuash se janë bërë kasnec të palodhur që të fyejnë e shajnë lirinë, duke harruar se liria është gjaku i atyre 12 mijë martirëve e dëshmorëve të Kosovës, është zëri dhe shpirti i atyre nënave, motrave tona që u dhunuan e sakatosën, tani me kemi edhe deklarata nga ushtarët serbë, që pohuan se edhe asfalte kanë shtruar me eshtra të shqiptarëve, edhe kjo nuk i ndalon ata shqipfolës të nëpërkëmbin lirinë që tashmë botërisht dihet ka emër, E ai emër është UÇK .Ne edhe mos të duheshim mes veti, por kur prangat i vendosen presidentit të shtetit tendë ,e kur celulat e para të ushtrisë çlirimtare u vihen akuza aq të rënda saqë as lapsi dot si shkruan, çka të presim ne atëherë nga ata që fillimisht pretekst kërkuan lloj lloj shtëpie të verdhë, të kuqe e të zezë, e pastaj ato as që i përmendin sepse ishin fjalë në erë .Është koha të rikujtojmë se liria që po e gëzojnë nuk erdhi dhuratë baba dimrit e as dhuratë e atyre që nuk e kanë në shpirt lirinë, Erdhi sepse ishte synim e amanet më shumë se 6 shekuj se Liria i duhej Kosovës, i duhej kjo liri, Shpesh në raste të këtilla humbin fjalor, humbin mendimet ,sepse njeriu që qoftë edhe një ditë lirie e shijon e kupton plotësisht aromën e sajë. Sepse ne që ishim veprimtar të ngjarjeve dimë se amanet e kishim e duhet ta lëmë lirinë e Kosovës, E jo mbi këtë liri tani të kalërojmë si të çmendur. Liria që ka emër këtë e dinë secili, edhe emrin e lirisë së Kosovës askush nuk ka që nuk e dinë qoftë edhe banorë i Afrikës apo ndonjë kontinenti tjetër, UÇK-ja është një margaritar, që kushdo që mundohet ta përbaltës duhet ta dijë se përbaltës vetveten, andaj më mirë e më qartë kuptojeni këtë aromë lirie e mos e shkelni gjakun tuaj të derdhur për këtë liri,, Balta e kësaj lire është më ëmbël se mjaltë e premtimit bosh të Serbisë gjakatare, këtë besojë e din mirë edhe ata shqipfolës që patrembur mundohen ta shkelin amanetin e dëshmorëve dhe mbi të hedhin pluhurin e ndotur të frymës milosheviqiane që tashmë ka perënduar si një histori e trshtë. Ju kisha lutur mos mundoheni të i përbaltosni gjakun dëlirë të legjendarit Adem Jashari, të kryetrim Abea, të Hashimit e Përparimit të mbesave të mija , Arbënores e Sarandës, mundin e Nënëlokes Miradije e mijëra e mijëra të rënëve e të gjallëve që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për Kosovë.. /qendrapress.com/