E diela me poeten gurbetçare:Shpresa Gashi Zurnaci

0

PORTRETI MBI URE

Mbi shpinen tende sa kohe kaloj

nje gjurme jete diku e mbollem

mbeten kujtime te pa harruara

ne mes dy brigjesh portretin nxorem

Na zbehu koha na zbehen vitet

por vetem ti su mplake kurr

dhe ne kete moshe kur qel kujtimet

ti mes dy brigjesh rrin gur mbi gur

Dhe tash kur larg me ka hedhe jeta

me zgjon kujtime e nostalgji

mbi guret tu me sjell shpesh etja

ulem e çmallem kujtimeve mbi ty

Shikoj portretin vitet numroj

dhe permbi gur ulem e rri

moshen rinore me ty kujtoj

Çmallem portretit bashke me ty

Shpresa Gashi Zurnaci

ËSHTË ETJA PËR TY

Eshtë ndjenja e mendimit tënd

Që më lumturon ditën

Është etja e trazuar që nuk ze vend

mendimi qê çdo çast më ze pritën

Është kënga e pa kënduar për ty

Që ma vjedh edhe gjumin është

ndjenja e pa shuar e etjes për ty

Që orë e çast e shtërngon ndër duar

Dhe ç’ti them mallit të trazuar

kur gjithqka djeg brenda meje

Dhe etja nuk ka të shuar

Që e ruaj në shpirtë e më merr me vete

Eshte etja per ty …Memedhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *