E diela me poeten: Vlora Rexhaj Morina

0

DASHNIA E JONË

Asht afshi jonë që ndez yjet  

Netëve t’përmallshme mbush

Bulëza drite e andrra t’ambla

Që përkundin gjinin tem

Nën qiellin e për hanët

Asht arshi që përvlon dhe

vesën e mëngjest e hijeshon

Zambaktë e çeltë napër

stinët e njoma t’jetës

Asht malli i shpirtit

që m’djeg ndër buzë

Zani ytë flladit

shpirtin tem Hoje t’agimeve arommirë

E bahesh erë mali

freskon shtigjet e shprushta

Nga flaka e puthjeve pa emën

bahesh jetë n’qiellin e melankolisë.

Vlora Rexhaj Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *