KUJTIME

Nga ujëvarë e Korishës rrodha

Si gurgullimë e Lumëbardhit

Me krahë dallëndysheje fluturoja

Kalldrëmeve rreth shatërvanit

Atje janë krejt rrënjët e mia

Aty zemrën e mbusha gëzime

Shpesh ndjej mall për vendlindje

Të shoh varrin e nënës sime

Kujtoj hijet e lisave t`Kabashit

Ku m`kanë mbet do fije floku

Sa herë ëndrrat më qojnë atje

N`përqafim më pret babëloku

Shkoj e kthehem e përlotur

Ngjitem lartë n`kala të Prizrenit

Shoh si rritet vendlindja ime Që hijeshi i ka dhënë krejt vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *