Çaste me poeten:Blerina Proj
Dielli ngroh gjithë botën
Por zemrën time e ngroh ty.
Kristali është guri me i çmuar
Por ska vlere ne sytë e mijë
Mund te zbukuroj ai gishtin
Por duart e mia hapen e te thërrasin ty ne përqafim.
Kur ngrejë kokën lart shoh yjet
Yllin me te shndritshëm e shohin te gjithë
Por te gjithë e dimë se me brilanti nder yje
Është shkëlqimi i syve te tij.
Qe nga çasti i pare qe vjen ne jet
I pastër si dëbora e bardhe.
Bota është e egër .Ty i brishtë shumë je.
Ndaj nis e qan.
Nena ty ne gji te merr
Se ty je margaritar.
E gjithë bota do te mrekullohet nga buzëqeshja jote.
Te njohur te panjohur do te duan me shikimin e pare.
Se ty je jeta qe vërshon
Je ujëvara qe vrapon për ne oqean.
Me hapa gjigant te shikoj tek rritesh
Dhe për çdo vit humbet pafajin.
Jeta është kështu
Ty s’mund te mbetesh një Piter Pan.
Ty s’mund te mbetesh përjetë fëmije.
Dikush me theu ne mijëra copa si gota
Dikush me ofendoi me beri te ndihem e pavlere
Dikush si sfungjer me shtrydhi me egërsi
Dikush me plagosi ne zemër thelle.
Sa e ashpër është bota sa e ashpër….
për brishtësinë time këtu a ka vend?
Pse lotët me dalin e qaj e vuaj
Pse zemrën gurë s’mund ta kem.
Ne jete ty mundohesh
Te punosh, triumfosh.
Gjate rrugës ty përplasesh
ty rrezohesh ty plagosesh
porsi zog
Se ka ne jetë plot qe te shtyjnë poshtë
Te bejn pis me balte
Te bëjnë pis me gjak
Dhe ty mundohesh e mundohesh
Te ringrihesh
Por janë shume qe ste lëne
Frymën duan te ta zëne
dhe ty frikohesh
Ty kthehesh ne kafshën me te brishtë
Egërsirave u dorëzohesh
me vete thua lamtumire
Bote e trishte
Mbase gjej një tjetër bote
për shpirtin tim te dlire
Dhe atë çast e dorëzuar fatit
Vjen dikush aq i mire
Porsi engjëll,
Te thotë -çohu
por ty fuqi me ske
Thua -është vonë
Por ai s’dorëzohet
Te ngri ne dore
Përkrah teje ec
Te jep forcë te jep shpresë
Ja ku është drita te thot
dhe ty atëherë e kupton
se është pikërisht zoti
Qe këtë engjëll ta dërgon
Ne këtë bot plot me demon.