Për më pak se dy orë, mbi 500 biznese të Prishtinës aplikojnë në programin për grante

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi se fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të fillojë zbatimin prej sot.


Teksa tani Ahmeti ka bërë të ditur se për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro-biznese dhe biznese të vogla.

“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grantë për mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës. Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se nga ky fond pritet të përfitojë çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *