Kryetari Totaj i PDK-së viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

0

Kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Dr. Faruk ef. Ukallo, e pritën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Shaqir Totaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Arben Rashkaj, Alban Bislimaj, Shkelzen Kastrati e Nehat Elshani,njofton Totaj në fb.

Gjatë takimit u bisedua për tema të ndryshme, përfshirë situatën e përgjithshme në komunën e Prizrenit dhe në Kosovë.

Me këtë rast, Totaj u interesua nga afër për gjendjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në raport me vështirësitë që ka sjell pandemia Covid-19.

Po ashtu, ai e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë dhe ofroi bashkëpunimin e tij dhe të partisë, në çdo projekt që është në interesin e përgjithshëm./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *