Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj, ka thënë se vlerësimi për vendime të reja rreth masave të reja bëhet në baza ditore apo javore.
Ai nuk mohoi mundësinë për të tjera kufizime, por ia theksoi se veprojnë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e Bordit Këshillëdhënës.
“Do të shohim si do të veprojmë tutje. Nëse do të duhet të kemi kufizime, nëse nuk mund të menaxhohet infeksioni”, theksoi ministri.
Kosova të martën regjistroi 609 raste të reja me virusin COVID-19 dhe raportoi për 13 vdekje të reja.