Vjosa Osmani do t’i dekorojë post mortem të gjithë punonjësit shëndetësorë që humbën betejën me COVID-19

0

Ushtruesja e detyrës së postit të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që t’i dekorojë post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave punonjësit shëndetësorë që u infektuan me coronavirus gjatë ofrimit të shërbimeve mjekësore dhe humbën jetën si pasojë e kësaj.


Osmani ka thënë se kontributi i atyre që dhanë jetën vetëm e vetëm për t’u shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë .

“Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar se ceremonia e ndarjes së dekoratave do të organizohet së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

“Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *