Mirë se vjen mbreti ynë në kryeqytetin historik të shqiptarëve-Prizren-Shkruan:Prof Skender Morina, Gjermani.

0

Për nder të ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë në Prizren do të vendoset busti i kryeheroit të kombit shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Vendi: rrethrrotullimi tek ish BENAF-i

28.11.2020 ora 12-të

Prizren

Kosovë

Shqipëri.

P.S

O mbreti i shqiptarëve, o Gjergj Kastrioti – Skënderbeu!,

Në Prizren që ne e quajmë qyteti historik i shqiptarëve u vu një gurthemel për ju në mes të rrugës .

Na fal o Gjergj, na fal o i madhi Skënderbe ky është turpi ynë përkundër madhështisë së shpatës sate, ne ,”s’patëm” vend në një shesh për ju o krenaria e kombit tonë.

Ne kemi vende mjaftë, por për pallate , për të përftuar sa më shumë lek, por fatkeqësisht s’gjetëm një vend dinjitoz për madhështinë tënde.

Ne të lamë në mes të rrugës nga frika se duke të prekur me dorë e duke bër një foto afër jush, do të marrim pakë nga madhështia e juaj, prandaj të lamë aty?

Kaq dimë e kaq kemi në kujtesën tonë ne të mjerët.

Na fal nëse mundesh, o Gjergj o i madhi Skënderbe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *