Nervozohet Meliza Haradinaj, ia ndalon Vuçiqit hyrjen në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocid
Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij ku tha se ndihet krenar, që pas 21 vjetësh dha leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.
Stublla madje publikisht e ka pyetur presidentin serb, si familjare e prekur nga gjonocidi i Serbisë, se ”A ndjehet po kaq krenar? – edhe kur ka qenë në tavolinën kur u mor vendimi për të kryer këto krime?”.
Ndërsa në reagimin e saj edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vënë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit.
Ndryshe, gjatë fundjavës që shkoi, shteti kosovar e ndaloi një delegacion të Komunës së Beogradit, që kishin ardhur pa leje.