Zemaj dhe ambasadori gjerman Rohde bisedojnë për COVID-19

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joern Rohde, me të cilin ka shkëmbyer informata sa i përket situatës epidemiologjike me Covid-19 në dy shtetet.

Ministri Zemaj tha se Kosova, Gjermania, por edhe i tërë globi tashmë kanë vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror për të vetmin qëllim, që t’ia dalin karshi pandemisë.

infeksionin Covid -19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj këmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, sikur edhe përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Ministri Zemaj falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

Ai e ka informuar ambasadorin Rohde edhe për mobilizimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur nevojave të kësaj vale të infeksionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *