Hoti kundër vendimit që Vuçiqit t’i ndalohet hyrja në Kosovë derisa të kërkojë falje për krimet serbe

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Ministrisë së Jashtme, që presidentit serb, Aleksandar Vuçiq t’i ndalohet hyrja në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për krimet serbe.


Për vendimin të cilin e bëri të ditur vetë Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, Hoti tha se nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë, ngase siç u shpreh ai këto qëndrim i përfaqëson ai e jo ministrat e caktuar, shkruan Reporteri.

“Marrëveshjet ne i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lirë po punojmë të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura me Serbinë por ndonjëherë disa çështje janë shumë të ndieshme. Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë. Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë, unë i koordinoj çështjet me ministrat  përkatës por pastaj i koordinojmë qëndrimet”, u shpreh Hoti.

Ndryshe, Ministrja Haradinaj dje ka thënë  se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *