Përmbushet spitali i Prizrenit me pacientë të covid- 19
Pas shtimit të rasteve më civid 19, ne sot kemi bashkëbiseduar më drejtorin e Spitalit Rajonal në Prizren dr Afrim Avdaj , i cili me këtë rast për Rtv ‘’Besa’’ ka theksuar se gjendja në spital tashmë është jo vetëm një repart por disa reparte i kemi bërë të përshtatshme për pacientë të cilët kanë ankesa të pandemisë, Ai me këtë rast njoftoi se janë të shtruar 152 pacientë, nga këta të konfirmuar me covid 19 janë 126 pacientë, kurse janë edhe 31 pacientë që kanë rezultat negativ nga teste por, që në fakt po trajtohen sepse kanë simptoma të virusit.
Pastaj ai tregoi se 137 pacientë janë më oksigjen terapi gjashtë nga këta me cipat maskë , derisa 15 prej këtyre po trajtohen në mjekim intensiv dhe 3 pacientë janë të intubuar. Ai me këtë rast tha s e asnjë pandemi nuk e ka shfarosur t kurrë njerëzimin edhe kësaj besojë po i vie fundi , por rekomandojmë kujdes të shtuar sepse ne kemi oksigjen të mjaftueshëm por na duhet edhe kujdes i shtuar.
Porosia e drejtorit Avdaj ishte kujdesi personal është shpëtim për shëndetin tuaj, të familjes tuaj dhe të rrethit tuaj . N ë këtë spital pacientë janë të ardhur nga pesë komuna nga Prizrenit, Rahovecit, Malisheva, Suhareka dhe Dragashi