Konfiskohen mbi 28 kilogramë marihuanë në Vërmicë
28 kilogramë e 686 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë është konfiskuar dje nga njësiti antidrogë i DHTN në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se njësiti policor ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë me nga një çantë të përmasave të mëdha në krahë, shkruan Reporteri.net.
Me të parë Policinë, të dyshuarit kanë lëshuar çantat në tokë dhe janë nisur në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.