Madhëria Juaj z Bajden, Evropa mundet pa kufij, e Ballkanit i duhet se sjellin tragjedi- Shkruan: Salih Çoçaj
Asgjë më madhore nuk ka në botë se mendimi për bashkim. Prandaj ideja e preferuar për presidentin e posa zgjedhur amerikan Bajden që Ballkani të mos këtë kufij, nëse I referohemi fakteve historike del se kjo ide sjellë tragjedi të reja në këtë pjesë të botës. Historia rikujton se tragjeditë e Ballkanit I ka sjellë pikërisht populli serbë, kujtoni vetëm Mbretërinë serbe dhe nuk ka nevojë të rikthehemi përsëri në tragjedi të reja. Bota duhet të gjykojë veprimet e luftës së fundit dhe të kontaktojë se sa viktima u bënë në Bosnjë, në Kroaci e Kosovë???, Përherë është e thënë e treta e vërteta, Prandaj, dihet se Beogradi në Ballkan ka sjellë vetëm tragjedi, ka sjellë vetëm vrasje e tmerre. Nëse Evropa I duhet botës pa kufij është mrekulli, Ashtu edhe duhet, por Ballkani pa kufi është vetë tragjedia, Nuk duhet të harrohet edhe thënia e madhe e Kadaresë se ‘’Ballkani është egërsi..’’ e këtë egërsi e ka shkaktuar e ka bërë si gjithmonë Serbia , Andaj si mund të mendohet e si mund të preferohet kjo një presidenti demokrat që e do botën e do demokracinë e do lirinë e popujve. Besojë shumë se gabimet e këtilla nuk mund të I bëjë një shtet që ka demokraci, sepse e di se Ballkani pa kufi është tragjedi po e përsërisim sepse ‘’ historia është mësuesja më e mirë e jetës’’ është thënie e vjetër latine. Prandaj mos e preferoni edhe një tragjedi tjetër në këtë pjesë të botës/qendrapress.com/