Mërgata Shqiptare…..!- Shkruan:Petrit Dibrani
Mërgata shqiptare s’po ndalon, kontributin për Atdheun po e vazhdon…..
Ju, lumtë!
Në qytetin historik Prizren, më 28 Nëntor 2020, do të vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit!
Vetëm kontributi i Mërgatës shqiptare, ka bërë të mundur, vendosjen e monumentit në ditën e festës kombëtare.
Ky monument, i ka munguar qytetit historik dhe qytetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shqiptarët në përgjithësi dhe qytetarët e Prizrenit në veqanti, kanë shumë arsye që të festojnë për vendosjen e monumentit të Gjergjit tonë!
Vendosja e monumentit, të figurës kombëtare shqiptare Gjergj Kastriotit i tregon botës mbarë, se shqiptarët janë të bashkuar dhe jo të ndarë.
Nuk mjafton vetëm një shkrim, të përkufizohet kontributi i Gjergjit trim!
Festa e 28 Nëntorit 2020, me Gjergj Kastriotin në Prizren, na bënë krenar si shqiptar dhe na nderon si qytetar.
Vetëm të bashkuar rreth Gjergjit dhe flamurit kombëtar, mundemi sfidave t’ju bëjmë ballë/qendrapress.com/