Dyshohet se është rrëmbyer një vajzë pranë shkollës “Smajl Hajdari” në Pejë
Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer sot në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Smajl Hajdari”.
“Rreth orës 12:30 minuta një femër me afërsi të shkollës së mesme të ulët ‘Smajl Hajdari’ në Pejë, është marrë nga dy persona dhe është futur në një makinë e cila është larguar në drejtim të panjohur”, tha ai.
Gashi bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin