Qendra tregtare ‘’Abi Qarshia’’solemnishtë përuruan shtatoren e Adem Jasharit
Në qendrën tregtare më të bukurën të Prizrenit Abi dhe me gjërë në Abi Qarshia sot solemnisht u përurua vendosja e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, e ku me këtë rast morën pjesë edhe : Bekim Jashari nga familja e komandantit, ministri I FSK-së Anton Çuni,kryetari I KBI Besim ef Berisha,kampioni I boksit Haxhi Krasniqi, Pastaj humanisti Halil Kastrati dhe shumë qytetarë e pronar kompanish.Pas zbulimit të kësaj shtatore Bekim Jashari trashigimtar të komandantit Adem Jashari dhe kryetar I komunës së Drenasit,me këtë rast ka uruar të gjithë pa dallim dhe tha se është ndjenjë shumë e veçantë kur të përzihen kaq shumë ndnjejat e festës dhe dashurisë për ditëne flamurit.
Përderisa ministri Anton Çuni tha se kjo shtatore është frymëzim I pafund për të gjithë ata që vijë për të vizituar këtë qendër tregtare
Kampioni botëror I boksit Haxhi Krasniqi me këtë rast tha se ndihet shumë krenar kur merrë pjesë në këso evnete që nderojnë kombin tonë.
Kurse Irfan Fusha me këtë rast edhe njëherë ka falenderuar të pranishmit dhe tha se data e 28 Nëntorit padyshim se jemi të nderuar më shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari I cili ka sakrifkuar shumë për këtë liri, tha ai. Edhe Halil Kastrati dhe Evren Fusha, në këtë event të rëndësishëm folën për ditën e flamurit dhe për lavdinë e komandantit Adem Jashari