Me ceremoni të lartë zyrtare e prezencë të qytetarëve u bë Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”,
Në prezencën e shumë qytetarëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të dala nga lufta, udhëheqësve politik e klerit fetar sot,në mënyrë solemne u bë Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”,projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit. Vendosja e shtatores u bë në rrugën “Hasan Prishtina” te rreth rrotullimi afër Stacionit të Autobusëve.Realizimi i kësaj shtatore është bërë me iniciatvën dhe aktivitetin e Shoqatës ‘’Trojet e Arbërit’’, me kryetar Nue Oroshi, Ceremoninë e sotme e ka filluar drejtori i administratës Osman Hajdari, i cili ka folur për krenarinë që tashmë e ka e ka Prizreni dhe për faktin se busti I Skenderbeut të thuash gjendet gjithandej në shumë shtete të botës, por ai tha se kemi pasur edhe sfida.Në emër të shoqata te dala nga lufta eventin e sotëme ka përshëndetur sekretari I OVL Isa Berisha , i cili ka folur për këtë event si një nga eventet e rëndësishme që nderon Prirenin sikurse që janë nderuar edhe shtete e qytete tjera,Historian Nue Oroëshi me këtë rast derisa ka folur për shtatoren ka folur edhe për jeten dhe veprimtarinë e njohur e të madhe të Skenderbeut.Së fundi kryetari I komunës së Prizrenit ka folur për këtë vepër madhore unikate siç tha dhe ka falenderur edhe skulptorin Sinan Alija, për këtë punë të bërë, Prizreni kështu tashmë edhe me këtë shtatore edhe njëhërë po themi se priyreni dotë jete frymëzim për të ardhmen. Pas kësaj profesori dhe poeti Skender Berisha recitoi një poezi kushtuar Skenderbeut. Kurse Bekim Kryeziu me disa shokë të tij në shenjë nderimi për të nderuar ditën e flamurit për shumë pjesëmarrës ka shpërndarë dhjëtëra bluza me fotografitë e çlirimtarëve që janë në Hagë dhe me motën ‘’Liria ka emër.’’ Në këtë përurim prezentuan Ministri i FSK Anton Çuni deputetë e Kuvendit të Kosovës Artan Abrashi,Arbër Rexhaj pastaj kuvendarë të Kuvendit të Prizrenit përfaqësuesë të shumë shoqatave dhe mysafirë nga Shqipëria