Çaste festive me poetin;Sabit RRustemi

0

LATRAVE TË KËSAJ SHQIPEJE

At-Dheu një hapësirë e flamurtë është

një shenjë që na dallon prej tjerësh

e na bënë tok rrënjëve të gjakut

na kapë dhe për gjuhe

kërthize e fytyre

nuk na lëshon mësa ama

e Nana

prej dorës prehërit

deri në frymën e mbramë

e as më vonë

sepse zemra jonë

bartet e shkrihet e tëra

Flatrave të kësaj shqipeje

e rilindë nëpër miliona flamuj

(27 Nëntor 2009 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *