Çaste festive me shkrimtarin brilant:Gëzim Ajgeraj

0

AMULLI

Edhe sa herë
korba e zezë e veriut
duhet të kokojë
mbi farën
e genit tonë

Ka njëqindë vjet
që mbjell mortin
oborreve të etnis
e nga eshtnat tanë
e ngritë
kalanë e krimit
atje në kalamegdan

A nuk e shihni
se si gërryen
mbi ashtin e etnisë
e me dhëmbët e nxjerrë jasht
na i grindet kërcnimit
përsëri

Edhe sa gjak e asht
duhet ti japim
bishës së kalamegdanit
nga damarët tanë
që ti shuhet etja

E ne të zgjohemi
nga kjo amulli
ligësie

2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *