Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

0

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në Prizren.

Sipas tij, këto dy shtatore u bënë në llogari të politikës.

“Vërtet e kam iniciuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në Prizren, sepse kemi menduar dhe vazhdojmë të mendojmë se Skënderbeu i bënë nder Prizrenit si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Mirëpo, nuk kamë besuar se shtatorja e Skënderbeut bëhet sa për t’u bërë, pa kurrfarë vlere artistike!”, shkruan Berisha.


“Shtatoret që jetësojnë figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skënderbeut dhe komandant Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tugjarë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari…”.

“Pushtetarët në Prizren duhet ta dinë se nuk bëhen “patriotë” duke bërë “turr” pas vendosjeve të shtatoreve të heronjve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *