Hajrulla Çeku, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për thyerje të rregullave të heshtjes zgjedhore

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq për thyerje të rregullave të heshtjes zgjedhore,

Përmes një postimi në Facebook, Ceku ka  shkruar se thirrja e Rakiqit për të votuar subjektin të cilit i përket, për zgjedhjet lokale në Mitrovicën e veriut, “është shkelje e Ligjit për zgjedhjet”, duke shtuar se “nga ky moment as vota nuk është e lirë dhe as procesi nuk mund të jetë demokratik”.

Ai tutje ka vazhduar duke thënë se ndaj Rakiqit duhet të iniciohen masat e domosdoshme, “duke filluar nga shkarkimi i tij”, shkruan ai. Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, kanë thyer heshtjen zgjedhore duke kërkuar nga qytetarët e veriut të Mitrovicës që të dalin masivisht në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *