Çaste poetike me poeten; Ibadete S.LIVAREKA

—-

Adhurojmë bashkë

——————————–

Sa larg e hudhë shikimin ta gjesh gëzimin

unë nuk mund të të ndjekë në atë udhëtim

po rri nën këtë tendë qetësuar me kujtimet

që vijnë e vajnë, si të afërm për ngushëllim!

Sa mirë kuptohemi pa fjalë dhe pa lot

po çmallemi si të huaj në përqafime

se ti ende po feston me mua në përjetim

me këngën e shpirtit të më vësh n’harrime.

Ah kjo pikë loti ma dëshmon brishtësinë

ndër vite, forcë as bindje nuk m’u bë

u shkëput, e shtyrë nga grumbull vaji

ta marrë kurajon në urim pa zë.

Nëse në ironi të ngjajti dashuria

të lutem pranoje si tëndin gabim

ishte e vërtetë por e mundi domosdoja

e fjeti ta gjeje paqen në amshim!

/www.QendraPress.com/