A dështoi Kurti?Në aferën e energjisë,a është korrupsioni me i madh shtetëror……?!-Shkruan;Kastriot Frengi

                 Kërkesa opozitare në Kosovë për themelimin e një komisioni hetimor , për krizën energjike në Kosovë, dhe mospranimi i qeverisë për të themeluar këtë komision, të thuash se hapi dyshimet që tashmë edhe dolën për ‘’dritë me diell’’, :Këtë e bëri publike mu ne mes natës Korporata Energjetike e Kosovës, ku raporton rreth raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike ku disa media kanë siguruar raportin se : ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe 22 janar , kurse ka shitur energji elektrike tek kjo kompani rreth 105 mijë euro. Skandali ku përfshihet ambasadori Berishaj u publikua të enjten në mediat sllovene, ku u ngritën dyshime se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave dyshohet se e ka kryer ambasadori i Kosovës, Berishaj. Kështu në fakt edhe raportuan mediat. Tani duhet pyetur kryeministrin aktual, se në fakt sa është e saktë kjo dhe a duhet formuar një komision hetues?!. Nëse po, kush duhet të jetë në këtë komision?! Dhe së fundi nëse këto konstatohen. A duhet pyetur kryeministrin Albin Kurti ,a është ky skandali më i madh deri më tani në Kosovë, ku mund të jete përfshirë edhe vetë qeveria e Kosovës apo ministra të caktuar në mos dhashtë Zoti edhe vetë kryeministri?!!!!! Aferat të cilat brenda një viti qeverie nuk janë aq të vogla për tu neglizhuat me punësime familjare, me caktime në borde personat politik të LVV, pastaj në ftesat e ministrave nëpër gjykime, herë për dyshime të krimeve e herë për prishje të rendit. Të gjitha këto tashmë nëse mblidhen dhe radhiten çka mund të themi, Ato rima të bukura e të renditura nëpër fushatë zgjedhore, dështuan në zgjedhje lokale. Ku partia në pushet nga një parti ‘’supermene’’ si në komunizëm me mbi 51 për qind u bë parti minore duke fituar dy komuna. Ku për fat të keq njërën nga ato po quajnë qeveri e PDK-së , fjala është për Gjilanin. Tani çka tjetër mund të presim. Apo ndoshta erdhi koha që tani në këtë pranverë të vonuar, e shumë te nevrikosur qytetarët të kërkojnë shkarkimin e kësaj qeverie. Ose vetë qeveria të mendojë se kështu nuk vazhdohet Dilemat mu të jenë dy-mendore, por siç duket rënia e parakohshme e qeverisë ka vetë një drejtim drejt rënies.. Durimi thuhet se është madhështor …. ashtu edhe po del se është…/qendrapress.com/