A do ishte i gatshëm që sërish të luftojë për Kosovën? Si përgjigjet ish-Komandanti Anton Quni

Deputeti Anton Quni, dikur ish-Komandant i UÇK-së gjatë betejës së Koshares, është përgjigjur në emisionin DPT te Fidani, në ATV, se a është i gatshëm ta veshë edhe njëherë uniformën nëse ndodh që eskalon në luftë konflikti me Serbinë. Quni ka deklaruar se “nuk do të mund ta bënte gjumin rehat” nëse nuk do të ishte në mesin e luftëtarëve për mbrojtje të vendit, ndonëse tha se tash nuk është fizikisht siç ka qenë para 24 vitesh, shkruan Reporteri.net.“Gjërat që kam mujt me i ba fizikisht para 24 vjete, normal që sot nuk mundem me i ba. Marshimet e gjata, qëndrimi i gjatë në kushte të vështira atmosferike, etj. Mosha por edhe jeta jashtë kësaj bote e bën të veten. Por, sidoqoftë, unë mendoj që përkundër atyre kufizimeve që i kam, prapë do të mundja dikund me kontribu. Thjesht, nuk do të mundja me ba gjumin nëse do të isha në mesin e luftëtarëve të cilët do e mbronin shtetin e Kosovës”.Quni theksoi se konflikti Kosovë-Serbi është ndryshe nga konfliktet e tjera, ndaj edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike po del të jetë më e vështirë.“Është situatë e veçantë, sepse kur ka përfundu një konflikt mes dy kombeve, shumë shpejt janë vendos marrëdhëniet diplomatike. Por natyra e problemit tonë e ka një histori ma ndryshe, përjetimet tona janë më emocionale sepse, në periudha të ndryshme, populli shqiptar ka pësu vuajtje të ndryshme”, tha Quni. /Reporteri.net/.