A do të vazhdojë moti i nxehtë, ky është parashikimi për këtë javë 
Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor.Sot parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren pë sezonin e stinës që jemi.Për gjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5km.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.Të martën do të mbajë mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius,Edhe të enjten do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Ndërkaq të premten mot më i freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.