A do të vazhdojë moti me diell: Ky është parashikimi për këtë javë 
Ashtu sikur gjatë ditëve të fundit, edhe java e fundit e tetorit pritet të ketë mot të ngrohtë, stabil e të thatë.Siç ka njoftuar “Prishtina Weather”, në pesë ditët e ardhshme, moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri 26 gradë Celsius. Këto temperatura do të zbresin gradualisht në 20 gradë Celsius, megjithatë mbeten më të larta nga mesataret.