A do të vihet në vend drejtësia ndërkombëtare, dhe a po i ve fundi Gjykatës Speciale?!!-Shkruan;Qazim THAÇI
Padrejtësia ligjore që po ndodhë më çlirimtarët e Kosovës dhe me ish Presidentin,Hashim Thaçi, ish krye-parlamentarët; Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe deputetin Rexhep Selimi e të tjerë në Gjykatën Speciale ,jo pa qëllim po e dridh drejtësinë ndërkombëtare,sepse në këtë formë , ata po i shkelin ligjërisht në parim të drejtat njerëzore, që është parimi më me prioritet në botë,. Ikja apo dorëheqja e gjyqtarëve të kësaj gjykate, pastaj faktet e më vonshme të zbuluara se ata ishin ose të inkriminuar ose të dyshuar për marrje të mitos nga Serbia, janë një hije jo e mire drejtësisë ndërkombëtare, Sot, është ‘’sihariqi’’ radhës kur Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nikola Giju ka dhënë dorëheqje si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Kështu u bë e ditur në njoftimin për media të lëshuar nga Gjykata Speciale. Kur dihet edhe për dorëheqjet tjera ,atëherë nuk mbete asgjë tjetër por të bëhet lirimi i atyre që pa faj mbahen në paraburgim. Dhe nuk duhet të lejohet më që dramë e këtij turpi të vazhdojë, sepse kjo gjykatë tashmë e ka humbur edhe kredibitetin edhe besimin e drejtësisë. Kur kësaj is hetohet e vërteta se ata mbahen në paraburgim , për këto deklarata të shpifura shumica të paguar nga Serbia e për këto ka faktet e dëshmi. Si mundet që një çlirimtar të mbahet në arrest, për deklaratat e atyre/hiq ata që flasin publikisht dhe dokumentojnë pafajësinë e të akuzuarave / . Derisa disa nga ata dëshmitarë ose oshin pjesëmarrës të krimeve , ose ishin drejtpërdrejtë edhe pjesë krimeve,e tani dëshmojnë kundër çlirimtarëve, të cilët botërisht i përkrahu bota e mbi të gjithë i përkrahu SHBA dhe Evropa e NATO .Si mundet të jetë fajtore ajo luftë e ata çlirimtarë që ishin në mbrojtje të gjenocidit që e bënte Serbia dhe e përsëriste Bosnjën në Kosovë. Tashmë lirimi i të akuzuarve dhe mbrojta e tyre në iri është minimumi i së drejtës ndërkombëtare, sepse kur kësaj nuk i përballojnë më as vetë gjyqtarët si z, Nikolal Giju, flasin për dëshmitë se piritet që të vihet në vend drejtësia ndërkombëtare, dhe a po i vie fundi Gjykatës Speciale?!!.
Kur kësaj i shtohet një dëshmi e madhe edhe skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga Sabri Behramaj, shtatore që do të vendoset në Skenderaj. E cila në vete ka mesazhin ‘’Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku ‘’Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë’’. Ky mesazh është vetëm një nga sekuencat e ku tashëm e 25 vite ka mbi 1260 familje që ende as varret nuk ua dinë më të dashurve, kjo plagë që kullon e zgjerohet me më shumë dhembje. Qoftë edhe një ditë vazhdimi i kësaj gjykate me këto padrejtësi ndaj çlirimtarëve. Kjo padyshim besojë se edhe Qeverinë e Kosovës duhet ta vejë më në lëvizje për kërkim drejtësie ndërkombëtare, Ose qytetarët më nuk besojë se do të presim që kjo padrejtësi të vazhdojë, ata do të kërkojnë përmes protestave demokratike që lirimi i çlirimtarëve të jetë realitet. Sepse në drejtësi thuhet parafrazim ‘’Edhe drejtësia e vonuar është padrejtësi’’/ëëë.QendraPress.com/