A doli në punë Mytaher Haskuka një ditë pas zgjedhjeve?
Kryetar në Prizren dje u zgjodh Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e mposhtur kundër kandidatin e tij të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukën .Klan Kosova ka qenë në Komunën e Prizrenit për të parë nëse Haskuka ka shkuar në punë një ditë pas përfundimit të zgjedhjes, kjo pasi ai në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017 u zgjodh kryetar i këtij qyteti. Haskuka në orët e hershme të mëngjesit nuk është se ishte në punë për aq sa ka qëndruar ekipi i Klan Kosovës aty për më shumë shikoni videon më poshtë, transmeton Klankosova.tv.