A DUHET TË JU PËRSHTATEMI SECILIT NË SECILËN SITUATË-Shkruan; Lule Alidema, Psikologe Klinike

0

“Përderisa ju përshtatesha secilit, dalloja se gradualisht po dilja nga vetja ime nga origjinaliteti im, andaj zgjodha të qëndroj vetja”(Lule Alidema)

Sikur në shoqërinë tonë është rregull apo traditë që gjithmonë njëra palë të i përshtatet tjetrës, ndryshe nuk do të mund të qëndrojmë në raporte të mira qoftë: shoqërore, miqësore apo edhe familjare.

Në fakt normale se njëra palë domosdo duhet të anoj nga përshtatja por jo të dominoj njëanësia, sepse përderisa jemi të ndryshëm sikurse nga fiziku ashtu jemi dhe në formën e të menduarit.

Shpeshherë ka raste që pavarësisht se duam të ju përshtatemi tjetrit prap nuk do hasim në mirkuptim sepse varet nga të kuptuarit e palës tjetër, kjo nënkupton se pikërisht këtu qëndron e ndryshueshmja.

Raste tjera kur pavarësisht që nuk duam të përshtatemi dhe i detyrohemi ndoshta krejtësisht personit që nuk arrinë të na kuptoj dhe madje zhveshemi nga personaliteti ynë vetëm e vetëm për ta mbajtur një raport apo lidhje, dyshoj se është e gabueshme, sidoqoftë do jetë e kotë, sepse tjetri ka botëkuptimin ndryshe, vështirë se do arrinë të kuptoj qëllimin tuaj të mirë sepse ai e kupton nga përceptimi i tij/saj.

Secili njeri përcepton në formën e vet, andaj nuk do të thotë se duhet dalim nga personaliteti ynë që ti përshtatet dikujt, përderisa egziston mirkuptimi apo përshtatja e dyanshme, them për gjendje të shëndoshë dhe normale, kuptohet përjashtimisht dallimeve në moshë (kur duam apo duhet bërë përjashtime) situatave konfliktuoze, apo atyre me shqetësime organike e psikologjike.

Nëse në secilin rast je personi që ju përshtatesh tjerëve apo je personi që kërkon që tjerët të të përshtaten atëherë ka diçka që nuk ecën si duhet me ju, është koha të fillosh me korrigjimin e vetes.

Besoj se raporti më i shëndoshë do të ishte sikur dy palët të kontribuojnë në përshtatje, e jo vetëm njëra palë.

Personat që mundohen të i përshtshtaten shumicës ata janë persona më tolerues, më të mirëkuptuar, më adaptiv kryesisht janë persona me personalitet stabil por përshtatjen e bëjnë arsyeja sepse ata nuk e shohin si problem mos të janë qendra e vëmendjes apo dominuesi.

Vlen të përmendet se edukata, trajtimi në fëmijëri ka një pjesë ndikimi te ajo se çfarë personi jeni.

Nëse një fëmijë gjatë rritjes ju kufizua liria e shprehjes dhe veprimit ai ka gjasa që dhe i rritur të mbetet gjithmonë indiferent, i tërhequr, tolerues, dhe do ta praktikon përshtatjen, sepse ai është rritur, edukuar duke ju përshtatur rregullave që kanë dominuar brenda familjes vet.

Në të kundërtën personat dominues që kërkojnë tjerët të u përshtaten ata si fëmijë kanë pasur hapësirën e mjaftueshme të shprehjes dhe veprimit.

Me një fjalë autoritetin e kanë të mbjellur që në fëmijëri.

Poashtu këta persona kanë më tepër vetbesim se ata që mundohen secilit dhe secilës situatë të ju përshtaten dhe secilit rast.

Në anën tjetër përshtatja është tipar i njeriut të zgjuar.

Një fjalë e urtë popullore thotë se:

“ Njeriu i mençur përshtatet” , e vërtetë se duhet përshtatur, mirëpo jo deri aty ku mund të ju penalizoj, sepse me raste kur je person që i përshtatesh tjerëve mund të jetë abuzim karshi vetes, duke u munduar të i përshtatesh secilit në secilin rast lëre që duhet dalësh nga personaliteti juaj dmth, nga vetja juaj por edhe mund të jeni të keqkuptuar apo keqtrajtuar.

Personi që nuk e ka aftësinë e përshtatjes ai dhe vështirë do të e kuptoj qëllimin e mirë tuajin, por do të besoj se jeni të paaftë mjaftueshëm dhe se gjithmonë ai ose ajo do të jetë i/ e ditura(do thellohet dhe më tepër në gabimet e veta), andaj në çfarëdo raporti mos u bëj i ndikueshëm ose të ndryshosh personalitetin tuaj vetëm e vetëm që të jeni të pranuar apo të vazhdoj një ndërveprim.

Këshillë; Njeriu natyrshëm është qenie adaptive dhe di të përshtatet.

Secila shprehje, veprim ka një kufi deri ku është normale e ku jo.

Ajo që kalon kufirin e normales konsiderohet abnormale, andaj patjetër përshtatu, por jo me secilin dhe në secilin rast.

Secili ka të drejtë të qëndroj brenda personalitetit të vet me po aq sa dije posedon pavarësisht pranohesh nga tjerët apo jo!

Lule Alidema, Psikologe Klinike

Më, 14.04.2021

P. S.

(Sqarim: Shkrimet që shkruaj ju lus të mos i personalizoj askush, shkruaj përgjithësisht për sjelljen e njeriut, nuk ka të bëj as me mua as me ju, faleminderit për mirëkuptim!)/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *