A është “Albas” arsyeja pse nuk ka libra, kompania që e kishte paguar ministren Nagavci
Debati mos-furnizimin e librave për nxënësit po vijon, me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje që janë vënë në sulm ndaj shtëpisë botuese “Dukagjini”, duke anashkaluar kështu një kompani multilionëshe e cila e kishte paguar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me një shumë “sekrete”. Mirëpo, nuk dihet nëse “Albas” është arsyeja se pse nxënësit kosovarë nuk po furnizohen me libra, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, teksa nga MAShTI ankohen për çmime “abuzuese” dhe “të papranueshme” të librave.Një nga kompanitë që merret me botimin e librave “Albas” e që ka fituar miliona euro përmes tenderëve nga buxheti i Kosovës, pikërisht për furnizimin me libra, ka lidhje të afërta me ministren Nagavci, që sot njoftoi se po e shqyrtojnë mundësinë që mjetet tua transferojnë drejtpërdrejt prindërve ndërmjet platformës e-Kosova, raporton Paparaci.“Albas”, një firmë nga Shqipëria por që e ka përfaqësinë e saj edhe në Prishtinë, ka pasur një bashkëpunim goxha të bereqetshëm me Nagavcin, pasi e paguan këtë të fundit për një shumë që akoma nuk është publike. Sidoqoftë, nuk dihet nëse “Albas” është arsyeja kryesore që pse nxënësit e shkollës fillore në Kosovë nuk janë furnizuar me libra, ndonëse viti i ri shkollor nis më 1 shtator.Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, sot tha se nuk do të lejohen çmimet abuzuese dhe të paarsyeshme të librave.“Në 5 vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese. Janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro. Sigurisht kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë”, shkroi ai në Facebook.Nga ana tjetër, në qershorin e 2020-s, Nagavci sa ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte deklaruar në formularin për pasurinë e saj, se kishte pranuar një pagesë në xhirollogarinë e saj nga ndërmarrja “Albas”.