A është fundi politik i Albin Kurtit..apo..?!!!-Shkruan; Qazim THAÇI

Zhvillimet e fundit, sidomos në aspektin sigurisë së përgjithshme kombëtare, kanë sjellë një mori pikëpyetjesh për fatin e Qeverisë së Kosovës. Sepse këto veprime të qeverisë kanë sjellë në gjendje aspak të mirë sigurinë e Kosovës. Nuk po dua të flas për militantët e LVV të cilët secilin vendim të kryeministrit Kurti, e arsyetojnë që nga rasti e targave në veri. Tash kjo gjendje ka arritur gjithnjë e më shumë duke degraduar sigurinë dhe e ka bërë tepër të brishtë këtë siguri. Arrestimi qytetarëve Kosovë nga ana e Serbisë ishte një akt i rëndë, pastaj  protestat e orkestruara nga Beogradi e përshkallëzuan tepër rëndë gjendjen në Kosovë.  E gjithë kjo sikur duket se kryeministrin Kurti pak ose fare se kanë trazuar, por tani së fundi paralajmërimi nga SHBA se mund të ketë edhe ndonjë sanksion Kosova e sidomos arrestimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e ka kulmuar vetë  pasigurinë e Kosovës. Derisa në këtë situatë presidentja Osmani, përderisa ka përmendur ish presidentin Rugova, një personalitet që kryeministri aktual kurrë se ka njohur e as pranuar si të tillë, ajo u duartrokit  me duar trokitje  frenetike nga Bashkësia Evropiane. Kjo tashmë ka ndarë shapin prej sheqerit ,e padyshim se ka ndarë edhe vetë votuesin e Listës ‘GUXO  nga veprimet edhe të menduarit e votuesit të LVV . Prandaj, pas këtij fjalimi  ndërkombëtarë pritet që edhe brenda qeverisjes së Kosovës të ketë një rreshtim të ri. Kjo po hetohet edhe në Prizren sepse tani më kemi informacione të sigurta nga burime po kështu shumë të sigurta, se ish veprimtari i dalluar Dr .Fadil Kryeziu dhe krahu i tij politik kanë synim dhe do të rikthehen në LDK. E pa dyshin se synim i doktorit është edhe synimi për të marrë kreun kësaj dege, Një iniciativë e tillë mund të bëhet edhe nga vetë presidentja, dhe kështu fillon të thuash një epokë kushtimisht e re politike .Aktualisht Qeveria  Kurti, nuk e ka të qartë vazhdimin e  mëtejmë të kësaj qeverisje.  Ku ,e kah po shkon Kosova,kah pritet të frymojë ky popull mbetet të shihet. Apo është fundi politik i Albin Kurtit…. ????!!!!/www.qendrapress.com/