A i dini këto arsye pse duhet të hani më shumë çokollatë?
Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon, ajo përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë .Ëmbëlsirë kjo e krijuar nga bimët e kakaos, shumë e përhapur dhe e konsumuar në mbarë boten. Çokollata prodhohet në shumë forma, më e zakonshmja është ajo drejtkëndëshe por edhe në mënyrë industriale e artizanale çokollatës mund t’i jepen shumë forma, sidomos në raste festash. Përveç kësaj çokollata është një përbërës i shumë ëmbëlsirave si: akullore, torte, biskota, puding etj.Në çokollatë gjenden mbi 300 kimikate dhe shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë informacione të reja rreth tyre dhe ndikimin e tyre në trupin e njeriut.Në treg ka një gamë të gjerë të çokollatave, sepse është ëmbëlsira më e kërkuar, por a i keni provuar ato të brendit Coop Solidal, Vivi Verde dhe Perugina?Çokollata Vivi Verde me 70% kakao, Solidal me 72% ose Perugina me 85% kakao janë shumë të shijshme, por ëmbëlsia e tyre e shton kënaqësinë e shijimit kur i dimë edhe përfitimet shëndetësore nga to. Çokollata e zezë është e mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut, rivendos fleksibilitet te arteriet dhe parandalon fërkimin e qelizave të bardha të gjakut me muret e enëve të gjakut. Ajo është e pasur me minerale të dobishme si me kalium, zink dhe selen, si dhe 100 gram çokollatë e zezë përmban 67% hekur, një element shumë i rëndësishëm për organizmin tonë. Përveç këtyre dobive, çokollatat kanë një ndikim edhe në humorin tonë, ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni më mirë dhe sipas disa studimeve është konstatuar se konsumuesit e çokollatës raportojnë se ndihen më pak të stresuar.Linja e gjelbër (Vivi Verde) e brendit Coop përveç çokollatës përfshinë edhe shumë produkte tjera organike, të shëndetshme dhe origjinale falë një sistemi të prodhimit që respekton kafshët dhe mjedisin.