A janë zëra të shitur ata që shajnë çlirimtarët, apo me keq se kaq?!-Shkruan/Salih Çoçaj
Njëra figurat emblematike të lirisë së Kosovës që në Amerikë apo djepin e demokracisë botërore e quajtën Xhorxh Vashigton të Kosovës, për fat të keq këtu vlerat të thuash se ditë për ditë po devalvojnë deri në masën e mos besimit që dikush i shituar, bile ndoshta edhe më keq mund të mendojë e shkruaj ashtu siç shkruan e akuzon Driton Tali, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit i është shtruar një pyetje nga ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, i cili në Qeverinë Kurti, ka qenë këshilltar i Albinit, e pyet Thaçin se kur po jep dorëheqje për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Tali shkruan “Hashim kallxona kur po jep dorëheqje për shkak të aktakuzës?. Kështu jo një , por miliona serbë të Serbisë e aq ose me shumë miliona rusë të Rusisë pyesin dhe e presin si sihariq dënimin e Hashim Thaçit,sepse Beogardi para lufte në mungesë e kishte dënuar. Të kërkosh më shuam se Serbia ta dënosh një çlirimtar në president, një personalitet që bota e vlerëson më të merituarin e lirisë së Kosovës, kjo besojë s,do shumë koment,sepse do të ishte edhe banale, Ju vazhdoni , por a nuk po çuditeni vallë se kështu do Serbia!!! Por, të ishte ndryshe Serbia s’do ta dënonte atëherë e s’do ta urrente kaq shumë sot Hashim Thaçin, por ata e dijë se ‘’turra ‘’ e ‘’jaza’’ e Kosovës është lufta, figura, guximi i këtij burri dhe të gjithë çlirimtarëve të luftës së UÇK-së. Por, të jeton në Kosovë në lirinë të cilin e kanë sjellë këta djem duke bërë luftën për vdekje e liri që Kosova të jetë e lirë, tani është në ndërgjegjen e e secilit të vlerësojë vlerën por jo të verbuar nga bindjet e ultë politike me orientime sllave .Nëse i thërrasim mendjes do të shihet se Tali ,dhe të gjithë ata që i përfarojnë ose i barazojnë dëshirat me Serbinë kanë tjetër emër…… për të tjerat besoj nuk kemi nevojë ti themi sepse nënkuptohen../qendrapress.com/