A ka mungesë të oksigjenit në spitale? Flet drejtori i SHSKUK-së

0

                              Pandemia me COVID-19 ka rritur nevojën për furnizim me oksigjen në të gjitha institucionet publike shëndetësore, ku po trajtohen pacientët e infektuar me coronavirus, e të cilët kanë probleme me frymëmarrje.Vitin e kaluar kur filloi pandemia shumë spitale alarmuan se ka mungesë të oksigjenit, çka u raportua se u rrezikua edhe jeta e qytetarëve të prekur me Covid.Hiç më larg se në dhjetorin e 2020-tës, pra katër muaj më parë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kishin pranuar se ka vështirësi furnizimi me oksigjen, por kishin thënë se as një pacient nuk ka vuajtur për mungesë të oksigjenit.Por ky problem sipas drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, është i tejkaluar.“Kemi arritur të instalojmë rezervat e oksigjenit, në Gjilan dhe në Prizren. Jemi në pritje të marrjes së lejes të funksionalizojmë edhe në Pejë dhe në Gjakovë, pra kemi arritur ta heqim nga tema çështjen e oksigjenit, jemi komod sa i përket funksionimit me oksigjen”, ka deklaruar Krasniqi në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *