A ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën?-Shkruan;Kolonel Hajro LIMAJ
Në vitet 1945- 1949 Amerika dhe organizata e zbulimit britanik rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, të cilët ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republikën Federale të Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri. Njësitet e tyre hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si oficer ndërlidhës mes shërbimit të zbulimit Britanik dhe Shteteve të Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë. A ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën ?. Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ai ishte edhe krahu i djathtë i Hoxhës ?. Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fillim të viteve ’50, është Nikolas Beathels , i cili, në librin e tij “Tradhtia e madhe”,bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivore të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane, shkruan: “Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi me i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që është ende në fuqi ?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për ç’farëdo lloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës”. ( Hajro Limaj. Ishull në të cilin gjatë Luftës së Ftohtë une kam shkuar si zbulus ushtarak mbi 20 herë ). Sipas Bethelit, “anglezët dhe amerikanët mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundër revolucionit”. Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi 800 shqiptarë të arratisur. “Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer”. Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes se grupeve desantë, ishullin e Maltës, e cila “ishte një baze e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri”. Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desante. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radio komunikimit. Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjate 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanët angazhuan rreth 100 vetë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vend ndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe në Athine. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur në 3 tetorin e 1949-ës e kreut te “qeverisë shqiptare në mërgim”, Mit’hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme “ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit’hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në Neë York që të vepronin mbi Mit’hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes. Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur siç supozohej nga një atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në Neë York me anijen “Coronia”. Drejtoria e Zbulimit Politik, mori masa plotësuese dhe orientuan detyra të posaçme në drejtim të të arratisurve që ishin aktivizuar e pritej të dërgoheshin në formën e grupeve të armatosura në Shqipëri, veçanërisht për ata që ishin aktivizuar nga Leka Zogu dhe “Fronti i Rezistencës”, që drejtohej nga Rexhep Krasniqi. Por,dështimi i aventurës diversioniste perëndimore e titiste i dha një grusht të rëndë moralit të të arratisurve për atë kohë dhe për më vonë, duke i demaskuar hapur e qartë si vegla të huaja. Kështu u asgjësua banditizmi i brendshëm politik e agjenturor, por edhe i jashtëm në mënyrë të veçantë në vitet 1945 – 60. Vetëm në vitet 1949 – 1954 forcat e Kufirit të RPSH përballuan 2334 provokacione të armiqve të ndryshëm, vranë 110 diversantë e shkelës dhe kapen 964 të tjerë. Nga studimi i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) që kanë qenë me siglën “Tepër sekret të një rëndësie të veçantë”, të periudhës kohore 1976 – 1984, rezulton se oficerët e Zbulimit Politik që vepronin nën petkun e diplomatit në ambasadat shqiptare kanë ndjekur me shumë përparësi organizimet dhe veprimtaritë e emigracionit politik duke informuar pa ndërerje qendrën në Tiranë. Dhe e gjithë kjo veprimtari intensive e zbulimit politik u mbyll me bandën e Xhevdet Mustafës,e cila nga studimi arkivor vërtetohet se të dhënat e para kanë ardhur me 7 Maj 1982 nga një agjent shqiptaro-maqedonas dhe në vazhdimësi zbuluesit tanë në Romë informonin qendrën për dinamikën e përgatitjes,blerjet e armatimit,mjetin e transportit,data e zbarkimit ,etj. Historia e të ashtu quajturës “Banda e Xhevdet Mustafës”, e cila zbarkoi natën e 25 shtatorit të vitit 1982, në bregdetin shqiptar në zonën e Lagunës së Divjakës dhe pasi ekzekutoi një oficer policie e disa civilë, përparoi në drejtim të Rrogozhinës e fshatrave të Lushnjes, ku më pas mbeti i vrarë dhe Xhevdet Mustafa e Sabaudin Haznedari, ndërsa i treti, Halit Bajrami që ishte njeriu i Sigurimit të Shtetit u “dorëzua”. Sipas raporteve dhe informacioneve të Sigurimit të Shtetit, e ashtuquajtura “Banda Xhevdet Mustafa”, kishte filluar përgatitjet për zbarkimin në Shqipëri, shumë vite më parë. Dhe në përbërje të saj, përveç Xhevdet Mustafës, Sabuadin Haznedarit dhe Halit Bajramit, të cilët erdhën në Shqipëri, aty përmenden edhe emrat e tre personave të tjerë, Fadil Kacelit, Anton Frrokut dhe Selim Kuçit, (i njohur ndryshe si Jahuzi), me origjinë nga qyteti i Shkodrës, nga ku ai ishte arratisur që nga viti 1963, nëpërmjet Liqenit të Shkodrës së bashku me pesë persona të tjerë. Ndryshe nga të gjithë personat e tjerë, pjesëtar të së ashtuquajturës “Banda e Xhevdet Mustafës”, emrat e të cilëve tashmë janë të njohur, emri dhe roli i Selim Kuçit (që shërbente si truprojë e Mbretit Leka Zogu në Oborrin Mbretëror në Rodezi dhe njihej me nofkën “Trimi i Mbretit”) në përbërje të saj, bëhet publik për herë të parë. Pikëpyetja e madhe është se përse banda e Xhevdet Mustafës nuk u kap dhe nuk u arrestua me zbritjen e saj në bregdetin tonë , por u prit në Rrogozhinë,ku në vend të arrestimit, Xhevdeti në përplasjet me armë u vra.Ky ishte skenari i ministrit të Brendshem,Hekuran Isai ,i cili në bashkëpunim me Ramiz Alinë kishin hartuar planin e asgjësimit të Kadri Hazbiu,në atë kohë ministër Mbrojtje,duke i dhënë material Enverit ta akzonte atë se Xhevdet Mustafën e kishte sjellur për të vrarë Enverin.Kjo akuzë nuk u vërtua nga asnjë burim informativë dhe hetimor. Por nga materialet e deklasifikuara rezulton se nga dështimi i veprimtarisë së emigracionit politik dhe i agjenturave te huaja në mbështetje të grupeve devirsioniste pë të rrëzuar sistemit komunist dhe Enver Hoxhën ,i detyruan zbulimet e huaja të ndërtojnë një strategji tjetër, atë me skenarët dhe metodat e “Krisjes’ dhe të ‘Operacionit Plasaritja” ,ku nëpërmjet intrigave,vecanërisht nëpërmjet letrave shpifëse-intriguese , humbjen e besimit reciprok të udhëheqësve kryesorë të vëndit deri ne vëlla vrasjet. Kjo strategji lufte intriguese agjenturore u përdor vecanërisht ndaj kryeministrit Mehmet Shehu,ku letra e fundit kundër tij ,ajo e vitit 1981 , nga një agjent i dyfishtë i CIA-s (me origjinë shqiptaro-maqedonas ) u përdor egërsisht nga ministri i Brendshëm Hekuran Isai për ta nxitur Enver Hoxhën ta fundoste kryeministrin e vetëvrarë në emërtimin “poliagjent” . Kjo strategji intriguese e agjencive te huaja,vitet e para dhe në vazhdim, vecanërisht nga UDB-ja jugosllave , CIA amerikane, SIS-i (M16) i anglisë dhe KGB-ja ruse hëngri dhjetra e qindra koka të politikës,qeverisë,gjeneralëve e të heronjëve të popullit shqipë- tarë.Janë një mori të pushkatuarish nga prishja me Jugosllavinë,me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën, duke i emërtuar ata “ agjentë…..”. Me qindra të burgosur e familje të tëra të internuara.Lufta e brëndëshme dhe asgjësimi njëri tjetrit, koleg-vrasja solli pasoja dramatike në stabilitetin politik,ekonomik,shoqëror,social dhe unite- tin e vendit. *** Mehmet Shehu u gjend i vdekur në dhomën e tij të gjumit në natën mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981. Enver Hoxha ,kryeministrin nuk e gjykoi në popull e në ushtri ,vec nje mbledhjeje në Byronë Politike, nuk e arrestoi dhe nuk e futi në burg,sic veproi me të tjerët, por e detyroi të vriste veten. Ish drejtori i Zbulimit Politik,Perlat Caushi në librin e tij “Kush e vrau Mehmet Shehun, refleksione për një vrasje që i dëgjohen ende krismat..” rrëfen se ndaj Mehmet Shehut u ngritën akuza të rënda nga Enver Hoxha, që çoi në mënyrë të pashmangshme në vetëvrasjen e tij. Ish-shefi i Zbulimit të Jashtëm gjatë kohës që u vetvra Mehmet Shehu,tregon se si u manipuluan të pavërtetat për ta cilësuar Mehmet Shehun agjent të disa agjenturave të huaja, të cilat i kishin kërkuar atij eliminimin e Enver Hoxhës. Duke analizuar edhe dokumentet që kanë ardhur në Tiranë nga ambasadori ynë në Vjenë në vitet 1964-65,apo nga ambasadori në Argjentinë që akuzonin Shehun si agjent të shërbimit anglez, Çaushi shprehet se letrat kanë qenë të sajuara nga KGB-ja sovjetike, ndërsa sipas tij nuk figurojnë dokumente normale të një agjenti të zakonshëm, i cili para së gjithash duhet të firmoste mbi kartelat apo faturat e pagesave të bëra për të. Akuza kryesore që iu bë Mehmetit ishte cilësimi si agjent i Intelegjent Servisit Anglez, me pseudonimin BAB008 , akuzë e cila nuk është vërtetuar me asnjë dokument. Në arkivat amerikane në Uashington D.C ndodhen një numër dokumentash me vlerë të madhe historike mbi Shqipërinë. Në veçanti shumë të rëndësishme janë dokumentet e deklasifikuara, të cilat flasin mbi rolin e OSS (Shërbimi i Fshehtë Amerikan përgjatë Luftës së Dytë Botërore) si dhe mbi Operacionet Klandestine BGFIEND të periudhës 1949-1955.Me gjithë volumin e madh të këtyre dokumenteve, deri më tani nuk ka dalë asnjë dokument që mund të bëjë një lidhje të Mehmet Shehut me Shërbimin Amerikan të inteligjencës. As nga Fullci,as gjatë luftës në Spanjë dhe as gjatë luftës së Dytë Botërore dhe detyrave të ministrit të Punëve të Brendëshme dhe të kryeministrit.Tre letra provokative : njëra i dorëzuar nga një person i pa identifikuar ambasadës tonë në Vjenë,një dërguar me zarf ambasadës tonë në Argjentinë dhe tjetri nga deklarimi gojor i zv.ministrit te mbrojtjes së Bullgarisë general Markov atasheut tonë ushtarak në Kinë (kolonel Hado) . Tek kuadrot e Zbulimit Politik, vecanërisht pas viteve 1980, pashë se aftësitë e një pjese të kuadrove jashtë shtetit nuk ishin në nivelet që kërkonin koha, situatat dhe detyrat e reja.I njoha ata gjatë shërbimeve jashtë shtetit.Niveli i tyre nuk mund të krahasohej me nivelin e oficerëve të zbulimit informativë ushtarak . Përzgjedhja e tyre bëhej kryesisht me miqësira partiake dhe klanore. Goditjet,burgosjes dhe pushkatimet e udhëheqësve dhe drejtuesve kryesorë me motivacionin “poli agjent” dhe “agjent” ata i kishte tronditur ,mbasi zbulimet e tyre sipas Enver Hoxhës nuk kishin vërtetuar ndonjë veprmtari armiqësore.Por, akuzat për “poli agjent” ose “agjent “ ndaj Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut nga studimet arkivore rezultojnë se nuk kanë qenë të bazuara në fakte dhe dokumenta reale, prandaj edhe zbulimi i jashtëm agjenturor nuk kishte vjelur ndonjë informacion të tillë. Shkaku dhe përplasjet në udhëheqjen e lartë kanë qenë qëndrimet e kundërta ideologjike, karrierizmi me koleg-vrasje.Konflikti me Mehmet Shehun filloi me fejesën e djalit të tij me një vajzë që Enver Hoxha e vlersoi si “ mohim i luftës së klasave”,me Beqir Ballukun lufta filloi me mos përputhjen e koncepteve të mbrojtjes ( nga teoria e rrëshqitjes ) dhe me Kadri Hazbiun vazhdimësia e eliminimit të figurës së Mehmet Shehut.…. etj. *** Agjenti i kamufluar shqiptar, i zbulimit ushtarak, Nesti Josifi,këshilltar në ambasadën tonë në Romë , i pari dhe i vetmi i arratisur i Shërbimin të Fshehtë Shqiptar për gjysmë shekullin komunist . Ai filloi misionin e tij në Itali me hapjen e ambasadës më 16 Gusht 1949. Në 12 dhjetor 1949, ndryshe nga ditët e tjera, Legata Shqiptare në Romë vuri re se iu nënshtrua një situate survejimi të jashtë zakonshëm. Objekt ishte diplomati zbulimit,Nesti Josofi. Me daljen nga selia Nesti nuk u kthye më në ambasadë. Autoritet italiane e kishin izoluar në një hotel dhe me gjithe protestat e ambasadorit atij nuk u jepej takim,pa prezencen e autoriteteve italiane. Ishte një skenar me shumë pikëpyetje dhe dramatike për vetë zbulusin shqiptar.E mori edhe CIA amerikane ,por e dërguan në Gjermani. Këtu u mbajt në një lloj burgimi, ku funksionarët e inteligjencies amerikane u përpoqën ta modelojnë për ta futur si agjent të tyre në Shqipëri. Këtu terr informativ . Nesti Josifi Kopali aventurën e ikjes demonstrative nga Legata Shqiptare në Romë, të detyruar apo të dëshiruar e përfundoi në një spital psikiatrik në Greqi. Ndërkaq një gjurmë e tij shfaqet në Shqipëri në fund të vitit 1959 (23 nëntor). Ai ndodhet në listën e 118 shqiptarëve, të cilëve nga qeveria e Tiranës u ndalohej, si “kriminelë lufte”, hyrja në Shqipëri “gjallë a vdekur”.marrë nga Fb, transmeton QendraPress.