A mund të luhet symbylltas me At-dheun -Poezi nga;Qazim THAÇI
A mund të luhet symbylltas me At-dheun
——————————————————
Kur zëri i moçëm i të parëve bëhet amanet
A mund të luhet symbylltas me atdheun?
Apo gurin e tokës e bëjmë si gjethi i vjeshtës së vonë
Për ta zgjuar Oso Kukën, nga legjenda e fjetur në Janinë.
E si mund të masin veten në borgjin e të rënëve
Kur At-dheut ia bëjmë lojën me hile sikur të lozim shah
Jeta nuk është ‘’cic,mic’’ as nuk është panoramë e rrejshme
Me zërin e dëshmorëve ti bëjmë iso atyre që shesin idealin
Dashuria ka edhe më shumë se dhembjen për Kosovë
Ka edhe porosinë e Hasan Prishtinës se jeta është atdheu
Kur furfurinë erërat nëpër stuhi motesh Pashtrikut plak
I dridhet vendi Pikëllimës për ta mat vdekjen me jetë.