A po bëhet Ballkani me tre Kryeministra shqiptarë? Abazoviq drejt kryeministrisë malazeze.

0

                         Kryetari i partisë Lëvizjes Qytetare për Reformën e Bashkuar (URA), Dritan Abazoviq, mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi që nesër me formimin e një qeverie të pakicës që do të shpinte në shkarkimin e Zdravko Krivokapiqit.Portali i Radiotelevizonit të Malit të Zi raporton se qeveria e pakicës do të përbëhet nga URA, SNP dhe partitë e pakicës.Kjo është diskutuar me përfaqësues të partive shqiptare dhe boshnjake. Sipas këtij propozimi, në Qeveri nuk do të kishte përfaqësues të DPS dhe DF.Në këtë mënyrë, Abazoviq do të bëhej kryeministri i parë shqiptar i shtetit malazez.Po ashtu, tri shtete në Ballkan do të kishin kryeministra shqiptarë. Republika e Kosovës me kryeministër, Albin Kurtin dhe Republika e Shqipërisë, me Edi Ramën.Në anën tjetër, shqiptarët mbajnë edhe pozitat e tre diplomatëve kryesorë në shtetet e Ballkanit.Maqedonia e Veriut ka ministër të Jashtëm, Bujar Osmanin.Kosova ka ministre të Jashtme Donika Gërvallën, ndërsa Republika e Shqipërisë, Olta Xhaqkën.Shqiptarët janë të emëruar edhe në pozitat e tri kryetarëve të Kuvendit në Maqedoni të Veriut, Kosovë e Shqipëri. Talat Xhaferi, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla kanë këto tri pozita në tri shtetet respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *