A po formon Halil Kastrati parti të re në Kosovë?
Lëvizjet politike me bazë fetare në Kosovë, viteve të fundit nuk kanë pasur sukses duke mos mundur të përfaqësuar me deputetë.Në emisionin Komplot në RTV Dukagjini është diskutuar për mundësinë e formimit të ndonjë partie të re në Kosovë.Studiuesi i konspiracioneve Arianit Sllamniku thotë se aktualisht të gjitha kartat për iniciativa që kanë për bazë fenë Islame janë konsumuar.Megjithatë ai thotë se i vetmi që do të mund të fillonte një iniciativë të tillë do të ishte humanisti Halil Kastrati.“Halil Kastratit më pas do të mund t’i bashkoheshin emrat e njohur që kanë mbrojtur kauzat fetare brenda politikës që në fillim kanë qenë në Partinë e Drejtësisë”.“Mos të harrojmë se Halil Kastrati me iniciativën e tij ka bërë revolucion brenda Kosovës. Halil Kastrati me përkujdesjen ndaj të moshuarve ka zëvendësuar një funksion të shtetit”.Derisa teologu Mustafë Bajrami mendon se suksesi në humanizëm dhe politikë në Kosovë dallojnë shumë.“Suksesi në çështjet humanitare dhe sukseset ne politikë dallojnë shumë. Politika është një gjuhë dhe fushë krejtësisht tjetër”, ka deklaruar Bajrami