A po planifikohet shkarkimi i komandantit të FSK-së pasi s’iu bind ministrit për ta shkelur marrëveshjen me SHBA-në
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mund të shkarkohet nga ekzekutivi për shkak të mospajtimeve në mes të gjenerallejtënantit dhe ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt. Pika kritike është arritur me 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë, kur ministri e ka urdhëruar FSK-në t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit, ndërsa Rama e ka refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se është e kundërligjshme.Nga burime të mirëinformuara brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, Albanian Post ka arritur të mësojë se procedurat për shkarkimin e tij kanë nisur para dy muajsh.Mospajtimet midis komandantit të FSK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka refuzuar kategorikisht një kërkesë të tillë, pasi marrëveshja me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon qartësisht që FSK të jetë përdoruesja e fundit e çfarëdo pajisje ushtarake që ka marrë si ndihmë nga Departamentii Mbrojtjes.Edhe kërkesa që ministri Mehaj i dërgon Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për t’ia lejuar përdorimin e atyre mjeteve të blinduara në operacionin policor merr përgjigje negative.Pas këtij refuzimi, ministri Mehaj kërkon përdorimin e gjashtë mjeteve të blinduara Otocar Cobra, që Forcës së Sigurisë të Kosovës i janë dhënë si ndihmë nga Turqia dhe që kanë po të njëjtën dispozitë, sipas së cilës FSK-ja është përdorues i fundit i tyre.Edhe këtë kërkesë, në formë urdhëri, duke iu referuar marrëveshjes, ka refuzuar ta përmbushë gjenerallejtënant Rama. Këto kanë bërë që raportet midis komandantit të FSK-së dhe ministrit të Mbrojtjes të prishen shumë. Dhe për pasojë ka nisur procedura e shkarkimit të tij.Albanian Post mëson se kandidatët kryesorë për të marrë detyrën e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas shkarkimit të gjenerallejtënant Rrahman Ramës janë Inspektori Gjeneral i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari dhe gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, i ftuar, pa ndonjë sqarim në çfarë cilësie, si dëshmitar apo i dyshuar, nga Gjykata Speciale në qershor të vitit 2020 Nga burime brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, merret vesh se gjasat më të mëdha për t’u konfirmuar si komandant i FSK-së i ka gjeneralmajor Hazrolli, meqë gjeneralmajor Jashari mund të mos e marrë aprovimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as të presidentes Vjosa Osmani.Çfarë ndodhi më 18 shtator dhe pse SHBA-ja i çoi notë diplomatike qeverisë për armatimin e FSK-së?“Merrini katër ASV dhe lyejini me ngjyrë të kaltër”. Ky ka qenë urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në rrugë jozyrtare, për komandën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dy netë para operacionit të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat në pikat kufitare me Serbinë. Qëllimi i ministrit Mehaj ishte që automjetet ushtarake M1117 ASV, që FSK-së i janë dhënë si pjesë e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përdoreshin për ta ndihmuar operacionin e policisë në veri të vendit.Nga burime brenda FSK-së, Albanian Post ka mësuar se urdhëri i ministrit Mehaj është kundërshtuar dhe refuzuar nga Komandati i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Rama, me arsyetimin që në marrëveshjen e nënshkruar me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashihet që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë përdorues i fundit i atyre pasjisjeve. Rrjedhimisht, që asnjë nga pajisjet për të cilat FSK-ja ka kontratë me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të përdoren, tjetërsohen apo shiten pa aprovimin e kësaj të fundit. Mirëpo, kur ministri ka insistuar sërish, atij i është sugjeruar që të flasë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Sërish në rrugë jozyrtare, pasi kërkesa e tij është refuzuar nga komandati i FSK-së, ministri Mehaj i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Përmes një SMS-je dërguar atasheut ushtarak të ambasadës, Kolonel Stephen Rose, ai ka kërkuar që t’i aprovohet kërkesa për përdorimin katër e automjeteve të blinduara M1117 ASV(Armored Security Vehicle), nëmbështetje të operacionit policor që do të kryhej të nesërmen në veriun e vendit.Edhe atasheu ushtarak i është përgjigjur negativisht kërkesës së ministrit Mehaj, duke i kujtuar faktin që FSK-ja është përdoruesi i fundit i atyre mjeteve dhe që kjo nuk mund të ndërrohet pa një marrëveshje paraprake me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, nga burime të mirë-informuara, Albanian Post ka mësuar se atasheu Stephen Rose po ashtu ka shprehur pakënaqësi edhe për mënyrën e parashtrimit të kërkesës nga minisitri Mehaj.Kërkesa e ministrit Mehaj është përcjellë me shqetësim nga instancat më të larta të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, që në anën tjetër kanë falënderuar për lidershipin e treguar komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.Albanian Post, nga burime brenda FSK-së ka marrë vesh se në bisedat që janë bërë pastaj, Pentagoni ia ka bërë të qartë komandës së FSK-së që, nëse do të ishte pranuar kërkesa e ministrit Mehaj, do të konsiderohej shkelje e rëndë e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të gjitha mjetet e armatimet do të tërhiqeshin mbrapsht.Serioziteti i situatës u vërtetua të enjten e javës së kaluar kur, përmes një note diplomatike nga Ambasada në Prishtinë, SHBA-ja ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të zotohet, përmes marrëveshjes, se pajisjet që i janë dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që në kontratë e kanë të përcaktuar FSK-në si përdorues të fundit, nuk do t’i jepen asnjë organizate tjetër të sigurisë.Në notën diplomatike, të publikuar në media të enjten e javës së shkuar, thuhet se “Ambasada propozon që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të bien dakord që, pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të ofrojë asnjë ndihmë të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas Aktit për Ndihmë të Jashtme të vitit 1961 ose Aktit për Kontrollin e Eksportit të Armëve, apo legjislacionit pasardhës, asnjë njësie të sigurisë të Republikës së Kosovës, për të cilën Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka bërë të qartë Republikës së Kosovës se e ka të ndaluar të pranojë ndihmë të tillë sipas seksionit 620M të Aktit për Ndihmë të Jashtme të vitit 1961, i njohur Ligji Leahy”.
Lidhur me këtë notë diplomatike, Albanian Post ka kërkuar qëndrimin e Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk ka marrë asnjë përgjigje në pyetjet e bëra. Ndërsa, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka refuzuar ta komentojë, por pa mohuar apo pohuar vërtetësinë e saj apo përmbajtjen e saj. Ambasada po ashtu ka refuzuar të komentojë nëse nota diplomatike lidhet me Ligjin Leahy, apo me procedurat standarde që lidhen me transferimin e ndihmës ushtarake të dhënë nga SHBA-ja për një entitet, tek një palë e tretë.
Çfarë thotë Ligji Leahy dhe çka janë procedurat e transferimit tek pala e tretë?Ligji Leahy i referohet dy dispozitave statutore që ia ndalojnë Qeverisë së SHBA-së t’i përdorë fondet për ndihmë njësiteve të forcave të sigurisë të shteteve tjera, kur ka informacione të besueshme që i lidhin ato njësi me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Njëra dispozitë statutore lidhet me Departamentin e Shtetit, ndërsa tjetra me Departamentin e Mbrojtjes. Ligji Leahy i Departamentit të Shtetit lidhet me seksionin 620M të Aktit për Ndihmë të Jashtme të vitit 1961, 22 U.S.C. 2378d. Në pikën (a) të tij thuhet se “asnjë ndihmë nuk do të jepet bazuar në këtë Akt apo atë për Kontrollin e Eksportit të Armëve, për cilëndo njësi sigurie të një shteti të huaj, nëse Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm që ajo njësi ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”. Qeveria e SHBA-së, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut i konsideron: torturën, vrasjen pa gjyq, zhdukjen me dhunë dhe dhunimin. Dispozita tjetër, lidhet me Departamentin e Mbrojtjes, për të cilin Ligji Leahy është i përhershëm sipas Seksionit 362, Neni 10 i Kodit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, fondet e ndara nga Departamenti i Mbrojtjes ndalohet të përdoren për trajnimin, pajisjen apo forma tjera të ndihmës për njësi që kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.Lidhur me këto dispozita, Albanian Post i ka dërguar pyetje Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, nëse ka dyshime që Policia e Kosovës apo njësite të saj kanë kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, por nuk ka marrë përgjigje. Mirëpo, një nga pikat e Aktit për Ndihmë të Jashtme të vitit 1961, seksioni 620, thotë se ndihma ushtarake nga Qeveria e SHBA-së nuk mund të jepet për njësi të cilat nuk kanë kaluar nëpër proces të vetting-ut si tërësi dhe secili individ në veçanti.Ndërsa, procedurat e transferimit të ndihmës së dhënë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tek një palë e tretë, kërkojnë nga përfituesi i asaj ndihme, që t’i drejtohet dhe të marrë pëlqim me shkrim nga Departamenti i Shtetit se i lejohet që ta ndërrojë pjesën e marrëveshjes sipas së cilës ai është përdoruesi i fundit, bazuar në Aktin për Ndihmë të Jashtme dhe Aktin.
Bottom of Form