AAK konfirmon pjesëmarrjen, a do të shkojnë PDK e LDK në takimin e thirrur nga PSD-ja për shtrenjtimin e rrymës

0

                    Partia Socialdemokrate për sot ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.Rreth kësaj ftese zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se PDK-ja është e bindur që obligimi i tyre është “që përmes veprimeve tona të ndikojmë në anulimin e vendimit për rritje të cmimit të energjisë, përtej tendencave për protagonizma personalë”.Ai tutje ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur çështjen e krizës energjetike dhe rritjes së cmimit të energjisë që nga shtatori i vitit të kaluar.Sipas tij, PDK po diskuton edhe veprime të tjera jashtë Kuvendit për të kundërshtuar vendimin skandaloz të ZRRE-së dhe të Qeverisë Kurti dhe shpresojnë që ato do të mbështeten nga të gjitha subjektet dhe organizatat që janë në linjë të njejtë me këtë kundërshtim.”Ne e ruajmë vlerësimin parimor edhe për partitët jashtë-parlamentare, por besojmë se veprimet tona janë ato që duhen ndjekur. Andaj, ne jemi të bindur se obligimi ynë është që përmes veprimeve tona të ndikojmë në anulimin e vendimit për rritje të cmimit të energjisë, përtej tendencave për protagonizma personalë”, ka thënë Abdullahu, për RTV21.Pozitivisht ftesës së PD-së, i është përgjigjur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.Në anën tjetër nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri rreth kësaj ftese të PSD-së, tha se ”ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri.Takim i pritet të mbahet nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *