AAK nuk e mbështetë dhe nuk beson se VV mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti

0

              Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka disa kritika për mënyrën sesi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po dialogun me Serbinë.

Përkundër kësaj, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, thotë se subjekti i tij politik nuk  e mbështetë këtë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

Madje, ai thotë se nuk e beson që Vetëvendosje do të ketë sukses ta rrëzojë këtë Qeveri përmes këtij mocioni.

“Gjithmonë opozita e ka si detyrë jo vetëm me kritikua qeverinë por edhe me mund me rrëzua është demokratike, por që ne si koalicion jemi duke funksionuar mirë, ndërsa Vetëvendosje e ka të drejtën e vetë….Unë mendoj që jo sepse qeveria është duke funksionuar normal….Jo në traditën e Aleancës ne kur mbërrijmë marrëveshje atë e respektojmë deri në fund vetëm nëse partnerët nuk e respektojnë marrëveshjen është çështje tjetër por ne si parti i rrimë deri në fund marrëveshjes”, tha ai.

Përndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk ka qëndrim rreth këtij mocioni mosbesimi. Shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedi Hamza, tha se propozimi i VV-së do të shqyrtohet nga strukturat e partisë. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *