AAK paralajmëron Hotin: Nëse dialogu rrëshqet në teknik, dalim nga qeveria
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prej kohësh ka thënë se nëse shefi i tyre i partisë nuk bëhet president do të dalin nga qeveria, çka çdo ditë e më shumë u rritën përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Daut Haradinajt, shef i grupit parlamentar i AAK-së, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil, por se ata nuk rrinë në një qeveri ku bisedimet rrëshqasin në dialog teknik.
“Nuk ka krizë, kemi dallime, por nuk janë dallime që mund ta prishin në koalicion.
Koalicioni është stabil. Nga ne, LDK nuk ka asnjë arsye me u shqetësuar, jemi transparent, nuk lujna prapa shpine, edhe nominimi për president nga AAK është transparent”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë ai ka paralajmëruar kryeministrin Hoti se nëse dialogu rrëshqet në nivel teknik, atëherë partia e tij largohet nga qeveria.
“Ministrat e AAK-së duhet me u largu nga qeveria nëse rrëshqet dialogu për marrëveshje finale në dialog teknik. Aleanca nuk duhet të jetë në atë qeveri që i bën ato veprime, ose duhet me gjet një kryeministër tjetër, ose me shku në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.