Abazi: Kurti mendon çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja

                  Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, komentoi vendimin për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.Duke hedhur kritika ndaj partisë në pushtet për mungesë të hapësirës apo debatit demokratik, Abazi tha se vendimi për përjashtimin e tij nga LVV-ja apo prej pozitës së kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, “nuk përcaktohet se nga cila instancë partiake apo institucionale është marrë”.Megjithatë, ai shprehet se nuk është i surprizuar për një vendim të tillë. Ai shprehet se ka derivuar dhe devalvuar komplet debati demokratik brenda LVV-së.Abazi foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas zhvillimeve të fundit në Bruksel dhe duke parë situatën në veri, ai thotë se shefi i qeverisë po e mendon çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja parlamentare.“Unë mendoj që aq sa e njoh zotin Kurti, kryeministrin. Ai është duke e menduar për çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja. Natyrisht që viktimizimi ka sjell në të kaluarën rezultate, sigurisht që ka tentuar që edhe unë të jem një prej atyre që para qytetarëve të bëhem adresa e rrëzimit të Qeverisë”, tha ai të mërkurën mbrëma në Tëvë1.“Nuk do e bëjë një gjë të tillë asnjëherë, sepse nuk e mendoj që kjo është çështje e një deputeti, por është kthim tek sinqeriteti politik”.Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur dje për përjashtimin e Haki Abazit.Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.“Një javë pasi Vuçiq më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, tha ai në Tëvë1Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.“Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj” , u shpreh deputeti Abazi.