Abazi: Me zgjedhjet në Veri, Kurti u përpoq të blejë kohë
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti përmes zgjedhjeve lokale në veri ka tentuar të blejë kohë për të mos implementuar marrëveshjen e Ohrit.Abazi tha se nëse Kurti do ta kishte qasjen refuzuese në Bruksel dhe në Ohër, atëherë përgjegjës do të mbahej ai dhe grupi negociator, shkruan gazeta Online Reporteri.net.Por, sipas tij, Kosova të paktën do të kishte sinqeritet në raport me bashkësinë ndërkombëtare. “Po të sillej me refuzim në Bruksel dhe Ohër, së paku përgjegjësia do të binte direkt mbi grupin negociator, por do të kishte një sinqeritet mes Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke mos dalur kundër Asociacionit dhe pikës 7 ka tentuar që të blejë kohë për mos implementim të marrëveshjes”, ka thënë Abazi në T7.Tutje, Abazi tha se pranimi i zgjedhjeve të reja në veri e kthen Kosovën në pikën zero.”Pranimi i zgjedhjeve të reja është bërë realiteti që duhet ta prekim shumë shpejtë, sepse unë një situatë prej të cilës nuk mund të largohet Kurti e as Osmanit pas tërë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së”, deklaroi ai.Deputeti Abazi përmendi faktin qe Kurti po nënvizon edhe elektoralisht.Po ashtu sipas tij, qasja e Kurtit ndaj administratës Biden do të duhej të ishte ndryshe. “Rasti me Grenellin e Trumpin ka qenë ndryshe kur kanë kërkuar ndarjen e Kosovës”, ka thënë Abazi./Reporteri.net./