Abbott: Ndërkombëtarët ende po pyesin se çfarë i duheshin Kurtit veprimet në Veri

                      Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, ka thënë se veprimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës më 26 maj për vendosjen e kryetarëve të komunave me forcë në zyrat e tyre ka ndryshuar parametrat e çështjes së veriut dhe ka vështirësuar disi gjërat.Abott ka thënë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që Kosova dhe Qeveria e Kosovës janë faktor destabilizues në rajon, por shton se veprimi i njëanshëm me kryetarët e komunave “është sigurisht një veprim destabilizues sa i përket raporteve brenda komunitetit”, shkruan KoSsev.Abott ka thënë se ende diplomatët ndërkombëtarë po hamendësojnë se përse Qeverisë së Kosovës i duheshin veprim të tilla të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për zgjidhjen e krizës në veri.Diplomati britanik sheh ende rreziqe nga veriu meqë situata është e paqëndrueshme.“Unë mendoj se në këtë moment ka diskutime të qarta se si të frenohet kjo situatë, nëse jo si të frenohet, atëherë çfarë të bëhet për ta zgjidhur atë. Unë mendoj se do të marrë shumë kohë dhe këtu qëndrojnë rreziqet, sepse ne jemi në një situatë të paqëndrueshme sigurie,” ka thënë ai.KoSsev shkruan se Qeveria britanike ka shqyrtuar masat e mundshme ndaj Kosovës, por ende s’është marrë asnjë vendim, ndonëse Abott thekson se ata e dinë se çfarë mund të bëjnë.Abott ka thënë se Kurti ka qenë në Londër dhe se Ministri i Jashtëm ka qenë shumë i qartë se nga Kurti dhe Qeveria presin de-përshkallëzim.“Kryeministri Kurti ishte në Londër pak më pak se dy javë më parë, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme. Unë mora pjesë në atë takim. Ministri i Punëve të Jashtme ishte shumë i qartë – presim kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij dhe autoritetet e sigurisë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka thënë Abott