Abdixhiku: Këto veprime të Kurtit tregojnë se ai s’ka interesim të zgjedh zonjën Osmani presidente
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se me veprimet e fundit kryeministri Albin Kurti po trgeon se nuk dëshiron që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.Ai ka thënë se tentimi për ta ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është shantazh ndaj opozitës.Ai I ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq këtë iniciativë.“Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryetiministri Kurti do të na dërgojë në zgjedhje. “, tha ai