Abdixhiku: Kosova vazhdon rrugën drejt izolimit, këtë herë mbetëm dhe pa Shqipërinë
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se lajmi për anulimin e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri është lajm i keq për shqiptarët.Sipas tij, Kosova po vazhdon të shkojë drejt izolimit, dhe se këtë herë mbetëm edhe pa përkrahjen e Shqipërisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.“Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi. Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë”, ka shkruar ai në Facebook.“Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”.Abdixhiku tha se Kurti është në një aventurë të tij politike, në përplasje me perëndimin, që s’mund të jetë përfaqësim popullor.
Ai theksoi se Kosovës i duhen partnerët dhe aleatët.“Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor”.“Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik”, përfundoi Abdixhiku. /Reporteri.net/.a>